5.3 C
Tetovo
E martë, 17 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeBedri Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave dhe 100 euro subvencion mujor...

Bedri Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave dhe 100 euro subvencion mujor për familjet që nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet publike

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, i shoqëruar nga kryetari Agim Aliu, ka mbajtur një takim me mësimdhënësit në Ferizaj, ndërsa ka folur për reformat në arsim, duke premtuar një të ardhme të re për arsimin, duke i mbështetur fëmijët, familjet dhe mësimdhënësit.

Përveç rritjes 50% të pagave për të gjithë punëtorët e arsimit në Kosovë, Hamza ka premtuar edhe 100 euro subvencion mujor për çdo familje që nuk mund t’i regjistrojë fëmijët në çerdhet publike dhe detyrohet t’i regjistrojë ata në çerdhe private.

Për studentët, Hamza ka premtuar edhe Fond Shtetëror të Bursave.

“Një e ardhme e re për arsimin, me nxënës të pajisur me aftësitë e së nesërmes, duke i mbështetur fëmijët, familjet dhe mësimdhënësit. 50% rritje të pagave për mësuesit, arsimtarët, profesorët dhe të gjithë punëtorët e arsimit. 100 euro subvencion mujor për çdo familje që nuk mund t’i regjistrojë fëmijët në çerdhet publike dhe ndërtim të vazhdueshëm të çerdheve të reja. Arsim cilësor, me mësim gjithëditor, me psikologë e zyrtarë të sigurisë nëpër shkolla dhe programe kundër dhunës, bullizmit e abuzimit.

Arsim të digjitalizuar fillor dhe të mesëm, me tabela, mjete e materiale mësimore digjitale për çdo klasë dhe me softuer digjital kombëtar për arsimin. Fond Shtetëror të Bursave për studentët. Ma Mirë për fëmijët, nxënësit, studentët dhe mësimdhënësit. Ma Mirë për arsimin dhe Kosovën”, ka shkruar Hamza.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments