2.5 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBedri Hamza: Me ardhjen time në pushtet prioritet do të jetë shëndetësia,...

Bedri Hamza: Me ardhjen time në pushtet prioritet do të jetë shëndetësia, sigurimet do t’i bëjmë realitet.

Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati për kryeministër të vendit, Bedri Hamza, në bashkëpunim me organizatën “Qatar Charity”, kanë përuruar Qendrën e re të Mjekësisë Familjare.

Në lagjen më të madhe të Mitrovicës, Iliridë, sot e përuruam Qendrën e re të Mjekësisë Familjare. Ky është një bashkëfinancim tjetër me organizatën “Qatar Charity”, e cila në mënyrë të vazhdueshme e ka mbështetur vendin tonë.

Kosova mundet ma mirë dhe prioriteti im si kryeministër do të jetë ndërtimi i një sistemi shëndetësor me pacientin në qendër, fuqizimi i spitaleve rajonale dhe implementimi i sigurimeve shëndetësore. Asnjë qytetar nuk do të paguajë shtesë për shërbimet bazë shëndetësore, sepse sigurimet do t’i bëjmë realitet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments