5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBedri Ajdari: Afrim Gashi s’ka kohë për rastet e montuara, po merret...

Bedri Ajdari: Afrim Gashi s’ka kohë për rastet e montuara, po merret me Ukrainën (Video)

Bedri Ajdari, familjar i disa prej të dënuarve në rastin “Monstra”, gjatë një prononcimi për gazetën LAJM tha se nuk ka asnjë kontakt me partinë “Alternativa” të Afrim Gashit, e cila gjatë hyrjes në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, premtoi angazhim maksimal për zgjidhjen e rasteve të montuara. Por, ndonëse kanë kaluar rreth 9 muaj nga përfshirja e kësaj partie në Qeveri, asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim.

“Nuk kemi pas kontakte. Ata janë të vetëdijshëm e kanë vënë si pikë të dytë në Marrëveshjen për qeverisje me LSDM-në, pikën për rastin “Monstra”, por ju doli se Ukraina hyri në luftë dhe ato merreshin me Ukrainën dhe nuk merreshin me brengat e qytetarëve brenda Maqedonisë. As që e pyet dikush, nuk dua ta ofendoj Afrim Gashin, por është pika më e vogël që e merr dikush parasysh çka thotë Afrimi për Ukrainën apo ukrainasit, apo për këtë luftë, por duhet të merret me hallet e qytetarëve brenda Maqedonisë”, tha mes tjerash Bedri Ajdari.

Gjykata e Apelit në Shkup konfirmoi dënimet e shkallës së parë për rastin “Monstra” duke hedhur poshtë ankesat e të akuzuarve. Apeli ka konfirmuar gjithashtu edhe vendimin për lirimin nga akuza e të akuzuarit Sami Luta. Sipas aktgjykimit të shkallës së parë, për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq, të cilët janë në arrati në Kosovë, bashkë me Agim Ismailloviqin, u dënuan me burgim të përjetshëm për veprën “terrorizëm”, Fejzi Aziri u dënua me 15 vjet burg për “ndihmë”, ndërkaq Haki Aziri u dënua me 9 vjet burg, gjithashtu për ndihmë.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments