Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, ka reaguar në lidhje për veprimin e fundit të presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodikut.
BE-ja, thotë se ky veprim i Dodikut, nuk ka asnjë vlerë ligjore dhe kjo gjë sipas tyre, e thellon edhe më tej krizën politike.
“Nënshkrimi i presidentit të RS Dodik për amendamentet që pengojnë publikimin e vendimeve të HR nuk ka asnjë vlerë ligjore”, shkroi Bashkimi Evropian në rrjetin social Twitter.
Ky përshkallëzim nuk e çon përpara BeH. Ajo thellon krizën politike, çon në pasiguri të mëtejshme ligjore dhe pengon investimet – duke ndikuar negativisht në jetën e qytetarëve”.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i cili tha se ky veprim i Dodikut, minon Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995, që i dha fund luftës.