7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBE: Sundimi i ligjit të sigurohet në gjithë territorin e Kosovës

BE: Sundimi i ligjit të sigurohet në gjithë territorin e Kosovës

Bashkimi Evropian ka ftuar për përmbajtje nga Prishtina dhe Beogradi pas operacioneve të policisë së Kosovës me kërkesë të organeve të drejtësisë.

Në një përgjigje për mediat, Maja Kocijançiç, zëdhënëse në BE-së edhe për çështje të zgjerimit dhe politikën e jashtme, ka thënë se “sigurimi i sundimit të ligjit, përfshirë edhe presupozimin e pafajësisë, është një objektivë që BE-ja fuqishëm e mbështetë”.

“Operacionet e policisë duhet të sjellin besim në sundimin e ligjit për të gjitha komunitetet. Operacionet e tilla duhet të riforcojnë e jo të dobësojnë përpjekjet për normalizim”, ka thënë ajo, raporton “Koha Ditore”.

Në reagimin e BE-së thuhet se “fuqishëm besojnë se më shumë bashkëpunim policor dhe gjyqësor është i nevojshëm për të gjithë aktorët duke respektuar në tërësi marrëveshjen e Brukselit”.

“Operacioni policor në Mitrovicë i drejtuar ndaj të dyshuarve individualë nga i tërë rajoni dhe nga pjesët tjera të Kosovës, duke ndjekur urdhrat e Gjykatës, duhet të zbatohet në përputhje me ligjin dhe të komunikohet në mënyrë të duhur”, thotë zëdhënësja e Bashkimit Evropian.
“Ne jemi në kontakt me lidershipin në Prishtinë dhe Beograd dhe kemi bërë thirrje për përmbajtje maksimale”, ka porositur kjo zëdhënëse në emër të BE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments