6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBE PËR TAKIMIN E DY SHTATORIT: MBËSHTETJA E SHBA-së E MIRËSEARDHUR

BE PËR TAKIMIN E DY SHTATORIT: MBËSHTETJA E SHBA-së E MIRËSEARDHUR

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj njoftimit për takimin mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, të thirrur për dy shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Nga BE thonë se “janë në dijeni për këtë njoftim”, duke rikujtuar se mbështetja e SHBA-së në dialogun e “lehtësuar nga BE-ja është e mirëseardhur”.

“Kur është në pyetje përfshirja e palëve të treta në përpjekjet për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të pajohen për një normalizim gjithëpërfshirës të raporteve të tyre. Ne mirëpresim nismat që mbështesin dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Në këtë drejtim ne kemi marrë në djeni njoftimin e ambasadorit Grenell”, tha për REL-in, Nabila Masrali, zëdhënëse e BE-së për Politikë të jashtme dhe siguri.

Ajo rikujtoi se rruga drejt bllokut evropian për Kosovën dhe Serbinë kalon përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli.

Në fund të këtij muaji në Bruksel pritet të zhvillohet edhe një takim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut në nivel të ekspertëve. Ndërsa në fillim të shtatorit do të zhvillohet edhe një raund i bisedimeve ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments