Bashkimi Evropian ka hequr të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në vitin 2023, duke liruar njëkohësisht edhe ndihmën financiare që ishte pezulluar. Lajmi u konfirmua nga përfaqësues të Komisionit Evropian gjatë debatit për Kosovën në Parlamentin Evropian. Sipas zyrtarëve evropianë, BE do të riangazhohet plotësisht me institucionet e Kosovës për ta rikthyer vendin në rrugën e integrimit evropian.Megjithatë, gjatë diskutimit u theksua se ngërçi politik gjatë vitit 2025 ka ngadalësuar ndjeshëm reformat dhe ka sjellë pasoja në procesin zhvillimor. Masat ndëshkuese ishin vendosur për shkak të tensioneve në veri të Kosovës, ndërsa tani BE vlerëson hapat e fundit të ndërmarra për sundimin e ligjit, përfshirë zbatimin e Ligjit për të huajt.
Kjo marrëveshje pritet të lehtësojë jetën e komunitetit serb në Kosovë dhe konsiderohet si dëshmi se dialogu sjell rezultate.
