Shqiptarët nuk kanë kujtesë të shkurtër dhe nuk lejojnë të mashtrohen nga një qeveri që përpiqet të fshehë dështimet e veta me deklarata boshe dhe manipulime të ulëta. Partitë e të ashtuquajturës VLEN pretendojnë se gjetën një sistem shëndetësor të rrënuar, por e vërteta është e qartë: për ato vite, ministria e Shëndetësisë ka qenë në duart e partive të këtij koalicioni!
Arben Taravari (2017) – A la ndonjë reformë pas? Apo përdori postin vetëm për interesa politike personale?
Bekim Sali (2022-2023) – A nuk ishte ky ministër i VLEN që premtoi ndryshime dhe la pas një shëndetësi edhe më të degraduar?
Fatmir Mexhiti (2023-2024) – Ishte ministër deri para disa muajsh! Si mund të flasë për një sistem të shkatërruar kur ai vetë e drejtoi?
Ky nuk është vetëm mashtrim, por një fyerje e rëndë ndaj qytetarëve!
Kush e solli shëndetësinë në këtë gjendje? A nuk ishin vetë ata që sot shtiren si shpëtimtarë?
Shqiptarët nuk harrojnë! Nuk mund të fshijnë me një deklaratë propagandistike dështimet dhe paaftësinë e tyre.
Këta politikanë kanë thyer çdo normë respekti ndaj fjalës së thënë publike dhe nuk mund të fshehin paaftësinë e vetë duke akuzuar të tjerët.
Dështimet nuk mund të maskohen me premtime të zbrazëta!
Shëndetësia nuk përmirësohet me fjalë boshe, por me përgjegjësi, profesionalizëm dhe vizion të qartë – të cilat kjo qeveri nuk i ka!