2.6 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmeBDI: VLEN do të mbajë përgjegjësi historike për tradhti! VLEN: Për 20...

BDI: VLEN do të mbajë përgjegjësi historike për tradhti! VLEN: Për 20 vjet licencat kanë qenë vetëm në gjuhën maqedonase

Opozitarja BDI i thotë VLEN-it se do të mbajnë përgjegjësi historike për tradhti, për shkak të, siç thonë, poshtërimit sistematik dhe hap pas hapi të statusit të gjuhës shqipe! Integristët këtë e thonë pas miratimi të ndryshimit të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, ku përcaktohet që licencat të lëshohen në shqipe vetëm me kërkesë, gjë që sipas BDI-së, e redukton shqipen nga gjuhë zyrtare dhe detyruese, në një mundësi të kërkuar. Kërkuan nga Qeveria ta korrigjojë menjëherë këtë gabim.Ju bëjmë thirrje partive që përbëjnë koalicionin VLEN që të ndalojnë ndihmën që i bëjnë këtij poshtërimi dhe degradimi të statusit të gjuhës shqipe. Do të mbajnë përgjegjësi historike për këtë tradhti, pasi asnjë privilegj pushteti nuk mund të justifikojë pjesëmarrjen në këtë akt që cenon dinjitetin dhe të drejtat e shqiptarëve”, tha Arta Bilalli Zendeli nga BDI.Në një komunikatë të djeshme për këtë ligj, koalicioni VLEN u lëvdua se arriti që nga tani e tutje, t’ua mundësoj kandidatëve shqiptarë për kujdestarë të fëmijëve t’i nënshtrohen provimit në gjuhën shqipe dhe licencat t’i kenë edhe në shqip, gjersa kritikuan se për 20 vjet kandidatët për kujdestar dhe licencat e tyre kanë qenë vetëm në gjuhën maqedonase.

Duke folur në DailyClick për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, deputeti i VLEN-it Rijad Shaqiri, tha se gjuha shqipe nuk është zyrtare në nivel shtetëror në Maqedoni, ndërsa për këtë krahasimin e bëri me përdorimin e serbishtes në Kosovë.“Gjuhë zyrtare me përmasa shtetërore e ke serbishten në Kosovë. Gjuha serbe përdoret si në Drenicë që nuk ka asnjë serb, si në Prizren, Dardanë, Gjilan, por përdoren njëjtë si në Graçanicë. Gjuha shqipe nuk e ka këtë tretman në kuadër të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Duhet ta themi zëshëm, nuk e them për politikë, duhet të jemi të realt, duhet t’i themi gjërat ashtu siç janë. Kemi obligim ndaj gjeneratave të reja”, u shpreh Rijad Shaqiri – deputet i VLEN.

Çështja e gjuhës duhet të definohet në takimet e liderëve që duhet të zhvillohen në të ardhmen, përfundoi Shaqiri, duke treguar se në disa takime tashmë është biseduar heqja e termit 20%

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments