5.9 C
Tetovo
E premte, 3 Janar, 2025
BallinaLajmeBDI uron Vitin e Ri 2025: Në 2024-tën nga kryeministri i parë...

BDI uron Vitin e Ri 2025: Në 2024-tën nga kryeministri i parë shqiptar, kaluam te “shqiptarë të ndershëm”!

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë uruar Vitin e Ri 2025.

“Një vit që filloi me zgjedhjen historike të Kryeministrit të parë me etni shqiptare në Maqedoninë e Veriut, një moment që mbushi çdo zemër shqiptare me krenari. Megjithatë, gjatë vitit, pamë një kontrast të thellë dhe alarmues—një kthesë të plotë. Ajo që filloi si hap përpara, u shndërrua në një vit pengesash për shqiptarët. E drejta për vetëidentifikim u sulmua dhe u ndalua nga Gjykata Kushtetuese, duke sfiduar një nga liritë themelore të popullit tonë. Gjuha shqipe, themeli i identitetit tonë, u nënvlerësua. Ëndrra europiane u pamundësua, Mekanizmat e përfaqësimit të drejtë, të sanksionuara nga Marrëveshja e Ohrit, u çmontuan. Flamuri shqiptar, simboli ynë i krenarisë, u nënçmua, ndërsa aktet e poshtërimit u festuan. Alfabeti ynë kombëtar, që bashkon të gjithë shqiptarët, u ndalua, duke goditur në zemër të identitetit dhe arsimit tonë kombëtar”, thonë nga BDI, duke shtuar se “asnjë sulm ndaj identitetit, gjuhës apo të drejtave shqiptare nuk mund ta zbehë shpirtin e popullit shqiptar”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments