25.5 C
Tetovo
E hënë, 16 Qershor, 2025
BallinaLajmeBDI-Tetovë: Komuna e Tetovës përdori cesionin për të penguar përmbarimin – favorizoi...

BDI-Tetovë: Komuna e Tetovës përdori cesionin për të penguar përmbarimin – favorizoi një kompani të afërt

Komuna e Tetovës nuk ka arkëtuar tatimin prej 1.568.400 denarësh për transaksionin e Monopolit. Në vend që kjo shumë të derdhej në buxhetin e komunës, ajo është ceduar te kompania “Euro Invest Beton” – një subjekt i lidhur ngushtë me pushtetin vendor.

Ky cesion nuk është përdorur si mjet normal ligjor, por si manovër për të anashkaluar përmbaruesit dhe për të shmangur bllokimin e llogarive zyrtare të komunës.

Në thelb, është një pengesë e drejtpërdrejtë ndaj zbatimit të vendimeve të përmbarimit, që dëmton funksionimin e ligjshëm të shtetit, procedurave ligjore dhe përfitimit të qytetarëve nga buxheti komunal.Me këtë veprim, është favorizuar një kompani në mënyrë të njëanshme dhe në dëm të kreditorëve të tjerë, në kundërshtim me ligjin.Dispozitat ligjore që janë lëndë e veprave të kryera penale në këtë rast janë:Neni 369 KP – Pengim i zbatimit të vendimeve përmbarimore.Neni 257 KP – Favorizim i një kreditori në mënyrë të padrejtë.Neni 353 KP – Keqpërdorim i pozitës zyrtare.Përdorimi i cesionit për të pamundësuar arkëtimin e mjeteve nga llogaria zyrtare përbën pengim të drejtësisë dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, me qëllim favorizimin e klientëve partiak.

#DosjaKasami #eVërtetaPërTetovën

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments