Bashkimi Demokratik për Integrim, dega në Tetovë përmes një kumtese për media ka shpalosur mashtrim me raportin finansiar të komunës së Tetovës ku sipas të cilëve kjo përbën vepër penale e dënuar me ligj respektivisht kodi penal neni 247,353,361 thuhet në reagimin e BDI-Tetovë.
SKANDAL FINANCIAR NË KOMUNËN E TETOVËS !
Sipas llogarisë përfundimtare të Komunës së Tetovës për vitin 2024 rezulton:
Të ardhurat 2024: 1.958.841.799 den
Shpenzimet 2024: 1.875.251.524 den
Suficiti (teprica) buxhetore në letër: 83.590.275 den (afër 1.36 milion €)
Në dokumentin zyrtar figuron që konuna vitin e ka mbyllur me saldo pozitive prej 1.36 milion euro.
Por në realitet, llogaria e Komunës është e bllokuar.
Borxhet e papaguara servisohen përmes përmbaruesve. Paratë, edhe nëse janë në llogari nuk i kontrollon Komuna, por përmbaruesit.
Pra, suficiti apo saldoja pozitive e paraqitur është mashtrim. Një shifër në letër për të fshehur realitetin.
Kjo nuk është transparencë, por paraqitje e rreme financiare dhe vepër penale
Shkelje të rënda ligjore:
– Neni 361 i Kodit Penal: Paraqitje e rreme financiare
– Neni 353 i Kodit Penal: Keqpërdorim i pozitës zyrtare
– Neni 247 i Kodit Penal: Mashtrim financiar
Pyesim publikisht kryetarin e komunës së Tetovës, ku janë paratë?