Këshilltari i BDI-së në këshillin e Komunës së Tetovës, Fitim Mustafi, ka akuzuar autoritetet komunale se me mosvendosjen e semaforëve në këtë bulevard janë duke rrezikuar jetën e shumë qytetarëve. Sipas tij komuna ka hapur një tender që dyshohet për shumë keqpërdorime.
I pyetur për këtë çështje, kryetari i Tetovës Bilall Kasami tha se tashmë është duke u vendosur semafor, ndërsa rikujtoi në dy mandatet e BDI-së në krye të komunës, as nuk u hapi bulevardin e as nuk u vendosën semaforët.
Tenderi për semaforët në Tetovë është hapur në shkurt 2024, ndërsa edhe pse janë paraparë 6 shtylla të reja, katër nga ato janë vendosur të vjetra, ndërsa pjesa tjetër ende nuk janë vendosur.