6.5 C
Tetovo
E premte, 23 Janar, 2026
BallinaLajmeBDI: Të pezullohen menjëherë vendimet tatimore me efekt retroaktiv për qytetarët që...

BDI: Të pezullohen menjëherë vendimet tatimore me efekt retroaktiv për qytetarët që kanë punuar jashtë vendit, Qeveria i rrjep qytetarët

Pas protestave të qytetareve të cilët kanë punuar jashtë vendit në Irak dhe Afganistan lidhur me tatimet e dërguara nga Drejtoria e Të ardhurave Publike, sot ka reaguar Bashkimi Demokratik për IntegrimSipas BDI-së, protestat para Drejtorisë së të Ardhurave Publike janë dëshmi e qartë e dështimit institucional dhe e një politike tatimore të verbër, që përmes tatimeve retroaktive po u vendos barrë të padrejtë financiare qytetarëve që për vite me radhë kanë siguruar ekzistencën e familjeve të tyre dhe kanë kontribuar në ekonominë e vendit.

“Është e papranueshme që qytetarë që kanë punuar në misione ndërkombëtare në Irak, Afganistan, si dhe në vendet e tjera, shpesh duke rrezikuar jetën, sot të trajtohen si objekt për mbushjen e arkës shtetërore. Edhe më skandaloze është mosnjohja e statusit të jorezidentit tatimor, pavarësisht dëshmive të qarta ligjore dhe faktit se shumica e tyre kanë qëndruar mbi 183 ditë jashtë vendit”, thanë nga BDI.

Ata kërkojnë pezullim të menjëhershëm të vendimeve tatimore me efekt retroaktiv, njohje të plotë të dokumentacionit për statusin e jorezidentit dhe transparencë dhe qartësi institucionale.

Qytetarët e vendit që kanë punuar në Irak dhe Afganistan prej më shumë se dy javësh po protestojnë para Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Kumanovë por edhe në Tetovë, pasi konsiderojnë se u janë shkelur të drejtat dhe se nuk duhet të tatohen dyfish.

Sipas tyre, shumë prej tyre kanë qëndruar jashtë vendit mbi 183 ditë dhe sipas ligjit për tatimin personal duhet të trajtohen si jorezidentë tatimorë, por sipas tyre ky status nuk u njihet nga DAP, madje dëshmitë për qëndrim dhe punë jashtë shtetit nuk merren parasysh nga punonjësit e drejtorisë.

Më 13 dhjetor 2025, qytetarët u befasuan nga vendimi i Drejtorisë së të Ardhurave Publike për mbledhjen e taksës mbi të ardhurat e padeklaruara nga jashtë Maqedonisë. Disa prej tyre thanë se nuk janë të informuar mjaftueshëm për detyrimin e deklarimit të rregullt të këtyre të ardhura, ndërsa të tjerë kishin theksuar se njoftimet nga DAP-i u kishin ardhur me vonesë, për të ardhura të realizuara vite më parë., ata thonë se politikat e padrejta dhe represive tatimore të qeverisë aktuale, godasin drejtpërdrejt qytetarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments