6.1 C
Tetovo
E hënë, 26 Janar, 2026
BallinaLajmeBDI Strugë sulmon Qyrën: “Gjendja në arsim e mjerueshme, 500 mijë euro...

BDI Strugë sulmon Qyrën: “Gjendja në arsim e mjerueshme, 500 mijë euro borxh dhe shkolla pa ngrohje”

BDI dega në Strugë pretendon se kreu i Komunës Mendi Qyra në mënyrë të jashtëligjshme po shkarkon drejtorë të shkollave dhe emëron persona që nuk i plotësojnë kushtet. Ata kërkojnë nga Ministrja e Arsimit Vesna Janevska që Qyrës t’ia marrë kompetencat

Nga Komuna e Strugës Nga Komuna thonë se veprojnë në përputhje me ligjin dhe se çdo vendim ka qenë i bazuar në përgjegjësi institucionale, e jo në pazare politike. Nga atje thonë se akuzat janë përpjekje për mbrojtjen e një sistemi të pasuksesshëm, i cili nga viti 2017 deri në vitin 2025 ka prodhuar pasoja serioze financiare, institucionale dhe morale në arsim në Strugë, tha Faton Pollozhani – BDI Strugë.

“Vetëm për vitin 2025, në arsimin fillor janë evidentuar mbi 500.000 euro borxhe, që është rezultat i drejtpërdrejtë i vendimeve të papërgjegjshme të administratës së mëparshme. Sidomos gjatë dy mandateve të fundit të BDI-së në Komunën e Strugës, arsimi nuk ishte prioritet. Nuk u realizua asnjë reformë serioze në rrjetin shkollor, nuk u ndoq asnjë strategji reale për racionalizimin e paralelëve, u dëmtua rëndë stabiliteti financiar i shkollave, u cenua dinjiteti dhe profesionalizmi i intelektualëve struganë, të cilët u larguan nga pozitat e merituara dhe u zëvendësuan me emërime partiake, shpesh me diploma të falsifikuara ose të blera,” thanë nga Komuna e Strugës.

Për një vit, mbi 500 mijë euro borxhe në arsimin fillore
Rezultat i vendimeve të papërgjegjshme të administratës së mëparshme
BDI nuk e kishte prioritet arsimin në Strugë
Nuk u realizua asnjë reformë serioze
Punësimet ishin bërë me emërime partiake me diploma të blera
Ndërkohë që vazhdojnë përplasjet, prindërit e fëmijëve që mësojnë në SHFK “Vëllezërit Milladinov” përmes një shkrese drejtuar mediave shprehin shqetësim lidhur me mungesën e ngrohjes së duhur në ambientet e shkollës. Ata kërkojnë të merren masa urgjente për të siguruar ngrohje të mjaftueshme në të gjitha hapësirat shkollore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments