BDI sot përmes një kumtese ka akuzuar koalicionin VLEN se për shkak të paaftësive të tyre po nxisin shpifje dhe po sajojnë armiq për të shfajësuar veten.
“Skandalet e mëdha në Vlen, bashkë me poshtërimet e përditshme nga ana e humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, përfshirë edhe paaftësinë për ta mbrojtur flamurin kombëtar shqiptar, ua ka humbur mendjen vazalëve dhe i nxisin të shpifin e të sajojnë armiq vetëm për tu shfajësuar nga turpi.
Të nënçmuar e të papërfillur nga ZNAM dhe VMRO-DPMNE, pa flamurin kombëtar në zyre, pa gjuhën shqipe në institucione, pa shqiptarët në balanser, me burgosje të ushtarëve të UÇK-së, ju kanë mbetur vetëm dasmat dhe shpifjet qesharake.
Astrit Iseni dhe të gjithë ministrat tjerë janë të pa aftë ti mbrojnë shqiptarët, gjuhën, flamurin, përfaqësimin e drejtë, Marrëveshjen e Ohrit por edhe fëmijët shqiptarë nga abuzimi, prandaj dhe duhet të dorëhiqen”, thonë nga BDI.
Nga atje akuzojnë VLEN se nuk kanë realizuar asnjë premtim.