Rina Ajdari, deputete e BDI-së, nëpërmjet një press konference për media, ka dalë me kritika deri te pushteti pasi iu refuzuan amendamentet për projektet në Tetovë.
“Ata refuzuan 250 milionë denarë për përfundimin e stadiumit të Tetovës, një projekt i shumëpritur nga sportdashësit dhe rinia e qytetit, të cilin kryetari i Komunës, Bilall Kasami e shndërroi në një mashtrim të madh parazgjedhor. Ata refuzuan 620 milionë denarë për teleferikun për Kodrën e Diellit, një projekt që do të çlironte trafikun në dimër dhe do të zhvillonte turizmin malor. Refuzuan gjithashtu edhe 50 milionë denarë për restaurimin e Kalasë së Tetovës dhe Teqesë “Arabati Baba””, tha mes tjerash Ajdari.Deputetja e Frontit Evropian nga BDI, Rina Ajdari tha se koalicioni VLEN-VMRO ka refuzuar amendamentet e Frontit Evropian në Kuvend përmes të cilave kërkuan që në rebalancin e buxhetit të përfshihen projekte konkrete për Tetovën.
Me amendamentet e tyre, Fronti Evopian kërkoi:
- 615,000,000 denarë për ndërtimin e teleferikut Tetovë – Kodra e Diellit.
- 246,000,000 denarë për përfundimin e Stadiumit të Tetovës.
- 30,750,000 denarë për rikonstruimin e Kalasë së Tetovës.
- 18,450,000 denarë për rikonstruimin e Arabatit Baba Teqe.
“Këtë nuk e bëri askush tjetër por qeveria ku bën pjesë edhe vetë kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njeriu që për vite me radhë akuzonte të tjerët se nuk financojnë projekte për Tetovën”, tha Rina Ajdari