15 C
Tetovo
E enjte, 4 Shtator, 2025
BallinaLajmeBDI reagon pas rrahjes në Tetovë: Kërkojmë ndëshkim urgjent për autorët, shteti...

BDI reagon pas rrahjes në Tetovë: Kërkojmë ndëshkim urgjent për autorët, shteti të mos heshtë!

Reagimi i plotë i BDI:

E dënojmë ashpër aktin e dhunës së paprecedent që ka ndodhur sot në qytetin e Tetovës, ku një grup më i madh personash, sipas deklaratave të viktimave të lënduara rëndë, ishin të nacionalitetit maqedonas dhe sulmuan disa të rinj shqiptarë adoleshentë.

Ky është një akt barbar, i rrezikshëm dhe i papranueshëm, që përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për qetësinë në Tetovë dhe për marrëdhëniet ndëretnike në vend.

Kërkojmë me urgjencë nga organet e rendit dhe drejtësisë që brenda orëve të ardhshme të identifikojnë dhe të ndëshkojnë autorët e këtij sulmi. Çdo vonesë është e barabartë me nxitje të dhunës dhe dëm të sigurisë publike.

U bëjmë thirrje të rinjve shqiptarë në Tetovë të mos bien pre e provokimeve dhe të mos bëhen pjesë e skenarëve të mundshme dhe të rrezikshëm që synojnë destabilizim dhe tension ndëretnik.

Njëkohësisht e themi qartë: heshtja institucionale dhe mosndëshkimi i autorëve vetëm sa i thellojnë dyshimet për këto skenare, dëshmojnë padrejtësinë dhe u japin krah dhunuesve.

Kjo është hera e dytë brenda kësaj jave që të rinjtë shqiptarë sulmohen, më parë në Manastir dhe tani në Tetovë. Ky është një sinjal alarmi për të gjithë: shteti duhet të reagojë menjëherë, sepse dhuna nuk do të tolerohet kurrë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments