5.5 C
Tetovo
E enjte, 11 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeBDI reagon ndaj sulmit që ndodhi në redaksinë e portalit “Infomax”

BDI reagon ndaj sulmit që ndodhi në redaksinë e portalit “Infomax”

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë dhe dënon incidentin e dhunshëm që ndodhi në redaksinë e portalit “Infomax”, ku një person i panjohur ndërhyri gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë. Veprime të tilla cenojnë rëndë atmosferën demokratike të vendit dhe minojnë përpjekjet kolektive për ndërtimin e një shoqërie të hapur dhe të përgjegjshme.

Si parti që orientimin e ka te vlerat dhe standardet evropiane, BDI thekson se siguria e gazetarëve dhe pavarësia e mediave janë shtylla të çdo demokracie funksionale. Çdo tentim frikësimi, presioni apo dhune ndaj mediave është i papranueshëm dhe duhet të trajtohet me prioritet të lartë nga institucionet përkatëse.

Kërkojmë nga organet përgjegjëse që të ndërmarrin masa të shpejta dhe të paanshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe për sigurimin e kushteve të qeta të punës për gjithë komunitetin mediatik. Vetëm përmes mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe garantimit të rendit demokratik mund të ecim përpara drejt standardeve që synojmë si vend.

BDI mbetet e përkushtuar ndaj ruajtjes së një ambienti politik dhe shoqëror të qetë, të përgjegjshëm dhe në përputhje me praktikat më të mira evropiane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments