Nga BDI thonë se presidentja Siljanovska Davkova po e minon karakterin multietnik të shtetit. Nga BDI thonë se presidentja po injoron mekanizmat për mbrojtjen nga majorizimi etnik.
“Me deklaratën e saj se “nuk ka rëndësi sa deputetë shqiptarë do ta braktisin shumicën parlamentare, përderisa Qeveria ka 61 deputetë – nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme”, Presidentja dërgon një mesazh të qartë se balanca etnike dhe ndjeshmëria e partneriteteve koalicionuese nuk janë pjesë e prioriteteve të saj politike. Siljanovska shumë lehtë e braktisi rolin kyç që Presidenti i shtetit duhet ta ketë – të jetë arbitër i drejtë i pozicioneve të ndryshme politike, me qëllim të bashkimit të të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, politike apo çfarëdo përkatësie tjetër. Në vend që të jetë bashkuese, ajo zgjodhi të jetë pjesë e polarizimit partiak. Në vend që të jetë zë i detyrimit kushtetues për ndërtimin e kohezionit dhe konsensusit, Presidentja zgjodhi të bëhet zëdhënëse e dominimit njëetnik”, thonë nga BDI.