11.1 C
Tetovo
E enjte, 13 Mars, 2025
BallinaLajmeBDI reagon ndaj deklaratës së Mickoskit: Akt i ulët i një kryeministri...

BDI reagon ndaj deklaratës së Mickoskit: Akt i ulët i një kryeministri që ka helmuar dhe polarizuar skenën politike dhe etnike

Deklarata e fundit e Kryeministrit Mickoski, ku pretendon se BDI nuk kujdeset për çështjet e gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve, por vetëm për mbrojtjen nga krimet e supozuara, është një tjetër akt i ulët i një kryeministri që ka helmuar dhe polarizuar skenën politike dhe etnike deri në atë pikë sa po e bën vendin jofunksional.

Ironia është se këto akuza vijnë nga partia që ka kërkuar zyrtarisht anulimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese.

Partia që kundërshton vetingun ndërkombëtar të politikanëve dhe funksionarëve shtetërorë.

Partia që është kapur nga oligarkët e privatizimit kriminal dhe me çdo kusht refuzon rihapjen e këtij procesi korruptiv.

Partia që po kap shtetin duke shkatërruar pavarësinë e gjyqësorit dhe institucioneve mbikëqyrëse, duke shkelur parimet e sundimit të ligjit dhe duke tentuar të zhbëjë mekanizmat e Marrëveshjes së Ohrit.

BDI është partia që ka integruar një popull të tërë të përjashtuar nga sistemi, që e ka bërë vendin anëtar të NATO-s dhe që ka ndërtuar një demokraci funksionale multietnike.

Dhe pikërisht kjo është ajo që i frikëson këta politikanë: një demokraci multietnike evropiane, sepse ata duan mungesë monitorimi nga Evropa, duan që nacionalizmi dhe urrejtja etnike të dominojnë diskursin publik – si një mjedis perfekt për të kapur shtetin dhe për të vjedhur paratë e qytetarëve.

BDI nuk do të lejojë që e ardhmja evropiane e vendit të sakrifikohet nga interesa të errëta dhe manipulime politike të atyre që duan ta kthejnë vendin prapa në kohërat e përçarjeve dhe pasigurisë” – thonë nga BDI.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments