9.4 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBDI reagoi kundër VV-së në Maqedoni, po kurrë nuk tha asnjë fjalë...

BDI reagoi kundër VV-së në Maqedoni, po kurrë nuk tha asnjë fjalë kundër DPS të Stoilkoviqit që mban emrin e partisë së Vuçiqit,me të cilën 10 vite bashkëqeverisën .

Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit dhjetë vite bashkëqeverisi me partinë puro serbe DPS të udhëhequr nga Ivan Stoillkoviçi dhe nuk e nxori asnjë fjalë të vetme se përse e bënë një gjë të tillë, por ama reaguan ashpër kur VETËVENDOSJE e Albin Kurtit u bë pjesë e zgjedhjeve 2024 në Maqedoninë e Veriut. Ahmeti për VETËVENDOSJEN dhe Albin Kurtin tha se sa i takon marrëdhënieve Kosovë-Maqedoni e Veriut, ka ndodh ndërhyrje që nuk është e mirë sepse Kosovës i duhen miq, në veçanti shtetet fqinje dhe se raste të tilla nuk kanë ndodhur asnjëherë, madje as nga Shqipëria.

“As unë nuk jam involvuar asnjëherë në Kosovë, pavarësisht se unë të gjithë i kam bashkëluftëtarët të angazhuar në partitë politike por asnjë raund nuk kam mbajt anë. As Shqipëria nuk ka mbajt anë në Maqedoni por kjo varet edhe prej qëndrimeve të njerëzve, prej qëndrimeve të drejtueseve”, u shpreh Ahmeti.

Por pikërisht Ali Ahmeti me ngulm u përpoq Ballkanin e Hapur ta mbajë gjallë edhe pse Kosovën pikërisht ky Ballkan i Hapur e në krye me Vuçiqin e përjashtoi.
Sa për përkujtim Partia Demokratike Serbe është pasqyrim i pastërt i Partisë së Aleksandar Vuçiqit dhe e themeluar në Maqedoni është nga viti 1992.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments