9.6 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBDI: Pyesim VLEN-in, a është hapi i radhës konstatimi si “antikushtetues” deklarimi...

BDI: Pyesim VLEN-in, a është hapi i radhës konstatimi si “antikushtetues” deklarimi i përkatësisë etnike për kandidatët për deputet?

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar sërish në lidhje me pezullimin e Balancuesit, mekanizmin për përfaqësim adekuat dhe të drejtë në institucionet shtetërore. Nga BDI pyesin koalicionin VLEN, nëse “është hapi i radhës konstatimi si “antikushtetues” deklarimi i përkatësisë etnike për kandidatët për deputet?”

“Çështja e anulimit të “Balanserit” do të hapë edhe shumë probleme të reja në periudhën në vijim të cilat mund dhe do të çojnë drejt rrënimit të themeleve bazë të Marrëveshjes së Ohrit. E këtë edhe sikur të qeverisnin vetëm, pa shqiptarët, VMRO, ZNAM dhe Stoillkoviçi nuk do ta kishin arritur. Është për keqardhje sepse rrënimi i MO-së po ndodhë duke qenë në Qeveri edhe koalicioni që humbi zgjedhjet në bllokun shqiptarë VLEN, të cilët janë verbuar pas ca posteve të pakta qeveritare. Pyesim vazalët e tyre VLEN, në këtë frymë siç po rrjedhin gjërat, a është hapi i radhës konstatimi si “antikushtetues” deklarimi i përkatësisë etnike për kandidatët për deputet? Sepse kështu aludon Vendimi i Gjykatës Kushtetuese “Deklarimi i përkatësisë etnike cenon lirinë e qytetarit”! A do ta arsyetoni edhe një vendim të tillë, siç po e arsyetoni pezullimin e balancuesit në një zë me VMRO-në dhe me ZNAM-in”, thuhet mes tjerash në reagimin e BDI-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments