6.1 C
Tetovo
E shtunë, 12 Prill, 2025
BallinaLajmeBDI: Prokuroria të hetojë, në Tetovë po ngriten objekte pa pasur leje...

BDI: Prokuroria të hetojë, në Tetovë po ngriten objekte pa pasur leje ndërtimi teksa komuna po i legalizon në mënyrë jo të ligjshme

“Njerëz të afërt me kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami, po përfitojnë nga afërsia me këtë të fundit për të ndryshuar Planet Detale Urbanistike të qytetit”, reagojnë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, lidhur me siç thonë ata, kaosin urbanistik në Komunën e Tetovës.

Nga BDI thonë se nuk janë të pakta rastet kur në Tetovë ngriten objekte pa pasur leje të ndërtimit, dhe ndërkohë në bashkëpunim me komunën i legalizojnë ato, në mënyrë jo të ligjshme. Pas ardhjes në pushtet të Lëvizjes Besa, në Tetovë po lulëzon mafia urbane.

“Edhe sot jemi bërë top-temë në mediat prestigjioze ndërkombëtare dhe vendore për ndërtimet e parregullta që po ndodhin në Tetovë, si pasojë e bashkëpunimit të komunës me mafian urbane. Gati çdo ndërtim në rajonin e Tetovës, është ndërtim i egër.Mafia urbane në bashkëpunim me autoritetet komunale po i ndryshon Planet Detale Urbanistike PDU, sipas nevojës së tyre. Kështu tregon edhe hulumtimi i BIRN-it, ku ka shumë raste që investitori ka pasur leje të ndërtojë objekt me katër kate, ndërsa ka përfunduar duke ndërtuar objekt me tetë katë.

E gjitha kjo bëhet pasi merret leja për ndërtim, dhe gjatë rrugës ndryshohet PDU. I pyetur nga gazetarët për këtë fenomen, Drejtori i Urbanizmit në komunën e Tetovës, Rilind Selmani tha se më mirë t’ua marrin paratë investitorëve, sesa t’ua prishin objektin.

Por ai nuk sqaroi se me çfarë qëllimi bëhet ndryshimi i PDU pasi fillon ndërtimi i objekteve? Investitorët, themelet që në fillim i vendosin për ta arritur qëllimin e tyre, duke qenë të sigurtë që komuna do ta lejojë këtë.Kjo çështje ngrit dyshime që pas këtyre veprimeve fshihen vepra të rënda kriminale ku përmes tyre po pasurohen në mënyrë të paligjshme individë dhe struktura të caktuara.

Ftojmë Prokurorinë themelore që të hetojë rastin!”, thonë nga BDI.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments