20 C
Tetovo
E shtunë, 23 Gusht, 2025
BallinaLajmeBDI për vendimin e KSHZ: Po e kthejnë majorizimin/VLEN: S’ka asnjë aspekt...

BDI për vendimin e KSHZ: Po e kthejnë majorizimin/VLEN: S’ka asnjë aspekt etnik, zbatohet vendimi i Kushtetueses

Votimi në Komisionit Shtetëror Zgjedhor për zbatim të vendimit qeveritar me të cilin zvogëlohet numri i këshilltarëve në komuna, pasi diaspora nuk llogaritet si rezidente, sipas nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani, është vendim skandaloz dhe vetëm fillimi i përpjekjes për ta kthyer vendin në kohën e para Marrëveshjes së Ohrit, kohë kur kishte majorizimit etnik.

Nuk është problem vetëm shkurtimi në vete. Është problemi i instalimit të praktikës së majorizimit dhe përjashtimit. Arsyeja që është miratuar Marrëveshja e Ohrit ka qenë pikërisht ideja e majorizimit dhe mbivotimit etnik. Prandaj këto janë zhvillime shumë të rrezikshme. Janë shumë shqetësuese. Është tronditëse heshtja e VLEN-it, është tronditës bashkëveprimi i VLEN-it në demontimin e më të rëndësishmes së Marrëveshjes së Ohrit”, theksoi Bujar Osmani, AKI.

Bilall Kasami nga VLEN tha se vendimin nuk e sheh në aspekt etnik, pasi siç u shpreh, në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në Maqedoni nuk ka regjistrim të veçantë “rezidentë” dhe “jorezidentë”, me çka, sipas tij, të gjitha institucionet e tjera duhet ta përcjellin vendimin e kushtueses.“Unë besoj se do të gjendet forcë që kjo temë të tejkalohet dhe unë do të kisha dashur të zgjidhet përmes një vendimi të ri të Gjykatës Kushtueses e cila do të jetë në suaza të ligjit dhe Kushtetutës. Duke pasur parasysh faktin që në bazë të regjistrimit të fundit banorët rezidentë në shumicën e komunave do të kisha thënë kushtimisht me shumicë maqedonase, gjithashtu ka numër të konsiderueshëm të uljes së numrit të këshilltarëve, por kjo nuk është pjesa më e dhimbshme, pjesa më e dhimbshme është ajo e financimit të komunave”, theksoi Bilall Kasami, VLEN.

Përndryshe, dje KSHZ miratoi Udhëzimin të sjellë mbi bazën e vendimit të Qeverisë nga viti i kaluar me të cilin në përcaktimin e numrit të këshilltarëve merren parasysh vetëm banorët rezidentë. Me këtë, 14 komunave u zvogëlohet numri i këshilltarëve. E vetmja që votoi kundër ishte anëtarja Ditmire Shehu, e cila njoftoi se vendimin do ta kontestojë këtë Udhëzim para Gjykatës Administrative.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments