ashkimi Demokratik për Integrim u deklarua për gjetjet e Raportit të Komisionit Evropian. Nënkryetari i partisë Arbër Ademi tha se në këtë raport, për kapitullin e parë – Themelet, Maqedonia e Veriut ka marrë kritikat më serioze viteve të fundit. Për fat të keq Raporti konfirmon se qeveria aktuale ka dështuar pothuajse në të gjitha standardet themelore evropiane, duke e futur procesin integrues në bllokadën më të thellë që ka përjetuar vendi, u shpreh Ademi.
Në konferencë për media, ai përmendi disa nga pikat për të cilat vendi ka marrë kritika siç është regresi i rrezikshëm në sundimin e ligjit, mungesa e përparimit në pavarësinë e gjyqësorit, përfshirë edhe atë financiare, rezultati i keq në luftën kundër korrupsionit, përkeqësim i dukshëm në lirinë e mediave dhe të drejtave themelore, bllokada dhe politizim i administratës publike, jostabilitet dhe mungesë reformash ekonomike si dhe mosbërja e ndryshimeve kushtetuese.
