Për herë të parë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, asnjë shqiptar nuk ka pozitë udhëheqëse në Ushtrinë e Maqedonisë së Veriut. Largimi i gjeneralit të vetëm shqiptar nga Komanda Operative i la shqiptarët pa përfaqësues në katër pozitat më të larta ushtarake”, tha BDI.
“Përveç kësaj, emërimi i gjeneralëve Orce Jordev dhe Mirçe Gjorgjevski, të cilët morën përgjigje negative nga NATO për leje sigurie, ngre shqetësime serioze për orientimin strategjik të vendit tonë.
Këto zhvillime sugjerojnë një tendencë drejt udhëheqjes anti-NATO, pro-serbe dhe pro-ruse në ushtri, ndërkohë që shqiptarët janë të përjashtuar sistematikisht nga sistemi i sigurisë.Për herë të parë Agjencia e Inteligjencës, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe Agjencia Ushtarake nuk kanë asnjë shqiptar në poste drejtuese.
Ky përjashtim i qëllimshëm i shqiptarëve nga institucionet kyçe të sigurisë përbën një kërcënim serioz për sigurinë e shtetit dhe ngre pikëpyetje për qëllimet e këtij spastrimi etnik në sistemin e sigurisë.
Në këtë situatë alarmante, partitë shqiptare në qeverisje duhet të pushojnë rolin e tyre si avokatë të politikave antishqiptare dhe përjashtuese.
Shqiptarët nuk do të mbeten thjesht vëzhgues, por do të reagojnë për të mbrojtur veten dhe interesat e tyre.
“I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht NATO-s, që të ndërhyjë për të adresuar këtë përjashtim sistematik dhe për të siguruar që Maqedonia e Veriut të mbetet e përkushtuar ndaj vlerave demokratike dhe partneriteteve strategjike”, tha BDI.