8.7 C
Tetovo
E shtunë, 18 Tetor, 2025
BallinaLajmeBDI: Nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë një zë, një qëndrim, një komb!

BDI: Nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë një zë, një qëndrim, një komb!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë sot në tubimin gjithëkombëtar në Tiranë, përkrah përfaqësuesve politikë, institucionalë e qytetarëve nga të gjitha trevat shqiptare, në mbështetje të drejtësisë dhe të vlerave të luftës çlirimtare.Nga zemra e kryeqytetit shqiptar u dërgua një mesazh i qartë: Tiranë, Prishtinë e Shkup flasin me një zë dhe një frymë për liri, drejtësi dhe dinjitet kombëtar.

BDI thekson se asnjë gjykatë nuk mund të gjykojë luftën e drejtë të popullit shqiptar për liri, as të njollosë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që është krenaria, nderi dhe themeli i shtetit të Kosovës.

Akuzat e fabrikuara nga Beogradi e Moska nuk mund ta rrëzojnë të vërtetën historike të një kombi që sakrifikoi për liri dhe dinjitet.

UÇK është histori, është lavdi dhe është simbol i bashkimit mbarëkombëtar.

Liria e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është liri e mbarë kombit shqiptar.

BDI dhe Kryetari i saj z. Ali Ahmeti qëndron fuqishëm në krah të vlerave të luftës, duke besuar se e vërteta dhe liria do të triumfojnë.

UÇK është lavdia e shekullit shqiptar.
UÇK jemi të gjithë ne.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments