1 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBDI nesër mban zgjedhjet brendapartiake në 14 degë

BDI nesër mban zgjedhjet brendapartiake në 14 degë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar opinionin se nesër, e diel me datë 2 korrik, do të mbahen zgjedhjet brendapartiake për konsolidimin e organeve të tyre partiake në 14 degë të saj me aplikimin e parimit demokratik “një anëtar, një votë”.

BDI thekson që: “Pas procesit të realizuar me sukses të regjistrimit të anëtarësisë, verifikimit dhe shpalljes së kandidaturave dhe fushatës zgjedhore të kandidatëve që përfundon sot, të dielën ftojmë anëtarësinë e Bashkimit Demokratik për Integrim që të deklarojnë lirshëm vullnetin e tyre për udhëheqësinë e re të degëve në Butel, Çair, Dibër, Jegunovcë, Kërçovë, Krushevë, Kumanovë, Likovë, Manastir, Petrovec, Pllasnicë, Prespë, Shuto Orizare, Veles.”

Gjatë këtij procesi zgjedhor votohet për zgjedhje të kryetarëve të degëve, anëtarëve të kryesisë së degëve, kryetarëve të këshillave vendor dhe anëtarëve të kryesisë së këshillave vendor, proces që do të udhëhiqet nga Komisioni Zgjedhor Partiak i BDI-së.

Zbatimi i këtij modeli në përzgjedhjen e organeve partiake dëshmon qasjen dhe kapacitetin demokratik të Bashkimit Demokratik për Integrim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments