8.6 C
Tetovo
E shtunë, 12 Prill, 2025
BallinaLajmeBDI / Nënshkrimi i memorandumit nga Kocevski dhe Toshkovski është një ironi...

BDI / Nënshkrimi i memorandumit nga Kocevski dhe Toshkovski është një ironi e hidhur për drejtësinë.

Fotografia e djeshme e Prokurorit të Përgjithshëm Kocevski dhe Ministrit të Brendshëm Toshkovski, duke nënshkruar një memorandum për bashkëpunim në luftën kundër korrupsionit, ishte një ironi e hidhur për drejtësinë dhe simbol i shtetit të kapur.

Në vend të atij duarshtrengimi , ajo pamje duhej të ishte një skenë hetimi, ku Ministri i Brendshëm jep llogari për rolin e tij në tragjedinë e Koçanit.

Për më shumë se një vit, një klub nate funksionoi pa licencë, me dijeninë e plotë të zinxhirit komandues të policisë lokale.
Pavarësisht paralajmërimeve të brendshme për shkeljet e rënda, përfshirë praninë e të miturve, përdorimin e drogës dhe materialeve piroteknike, asnjë veprim nuk u ndërmor.
Kjo neglizhencë çoi në humbjen tragjike të mbi 60 jetëve dhe plagosjen e mbi 200 personave.

Në vend që të shfaqte ndjeshmëri dhe të merrte përgjegjësi, Ministri Toshkovski vazhdon të shmangë çdo lloj përgjegjësie morale apo ligjore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments