11.9 C
Tetovo
E hënë, 16 Shtator, 2024
BallinaLajmeBDI: Ndërtuam kopshte, shkolla, universitete, halla sporti, konvikte, pishina për nxënës dhe...

BDI: Ndërtuam kopshte, shkolla, universitete, halla sporti, konvikte, pishina për nxënës dhe rritëm pagat për mësuesit

Bashkimi Demokratik për Integrim uron nxënësit, prindërit dhe mësuesit për ditën e parë të vitit të ri shkollor.

“Nxënësve ju urojmë shumë suksese dhe i mbështesim të gjithë mësuesit në përpjekjet e tyre për arritjen e qëllimeve arsimore, por edhe për të marrë vlerësimin e duhur për kontributin e tyre intelektual.

Ne ndërtuam shkolla në Vizbegovë, Bllacë, Mala Reçicë, po ndërtohen në Selcë, si dhe gjimnazin Sami Frashëri në Kumanovë, rinovuam shumë shkolla në të gjitha vendbanimet, zgjidhëm problemet në Çashkë dhe Veles, ndërtuam universitetet tona dhe konviktet në Tetovë dhe Shkup, salla sportive, pishina dhe kopshte në komunat tona, si dhe pothuajse e gjithë infrastrukturën arsimore në të gjitha nivelet.

Ne kemi rritur pagat me rreth 47.5% në mandatin tonë dhe mbështesim rritjen e premtuar dhe të merituar të pagave të mësuesve.

Gjithashtu viti shkollor i priti nxënësit me libra të shtypur të gatshëm, pa vonesa dhe mungesa si rezultat i punës sonë këtë pranverë.

Prandaj ju urojmë një vit të mbarë me shëndet të plotë, suksese për nxënësit, krenari për prindërit dhe përmbushje për mësimdhënësit”, tha BDI.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments