22.2 C
Tetovo
E shtunë, 2 Gusht, 2025
BallinaLajmeBDI: Me pompozitet të madh u përurua vazhdimi i Bulevardit Vidoe Smilevski...

BDI: Me pompozitet të madh u përurua vazhdimi i Bulevardit Vidoe Smilevski Bato, që përfundon në fusha! (VIDEO)

Këshilltari i kuvendit komunal në komunën e Tetovës, Fitim Mustafi përmes një paraqitje për media ka hedhur dyshime se investimi i komunës së Tetovës në rrugën që përfundon në fusha “Video Smilevski Bato” që u promovua nga Bilall Kasami me shumë pompozitet ku edhe kryeministri Mickovski ishte prezent ka të bëj me hapjen e rrugës për pronar serb që kanë prona të cilët janë me vendbanime në Beograd, shkruan Top24

Me pompozitet të madh u përurua vazhdimi i Bulevardit Video Smilevski Bato, që përdundon në fusha! Në këtë përurim ishte edhe vetë kryeministri Mickoski të cilit Bilall Kasami i tha se në këtë rajon ka pasur Komunikacion shumë të dendur, ndërsa të gjithë e dijnë se ajo rrugë më herët nuk ka ekzistuar fare ndërsa tani është rrugë pa dalje dhe vetëm i huton njerëzit! Sidoqoftë, nëse hulumtohet më thellë, del që pronarë të tokave rreth “airoportit” të Bilall Kasamit, janë së paku 6 persona të nacionalitetit serb edhe atë me adresë banimi në Serbi. Pse Bilall Kasami ua shtroi rrugën për skaj parcelave të tyre duke pasur shumë nyje dhe rrugë tjera në Tetovë që duhet bërë? A lidhet kjo me donacionin prei 800 mijë eurosh që e mori Bilall Kasami nga kompania Serbe? Pse Bilall Kasami insistonte me çdo mënyrë që ta përfundoj këtë rrugë kur ka shumë nevoja dhe projekte tjera të rëndësishme për qyretarët? Këto janë pyetje që Bilall Kasami e ka për obligim të përgjigjet para Tetovarëve! Bota serbe përveç politikave, po ia dirigjon edhe zhvillimin e Tetovës. Këtë nuk do të ua lejojmë! Fundi i juaj politik po vjen. Historia do i mbaj mend të gjithë tentimet tuaja për sërbizimin e Maqedonisë! Në tetor do të merrni përgjigje nga populli!, tha Mustafi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments