5.8 C
Tetovo
E martë, 5 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBDI mbështet zgjedhjet e dyfishta, LSDM e gatshme, Mexhiti: Me 80 deputetë...

BDI mbështet zgjedhjet e dyfishta, LSDM e gatshme, Mexhiti: Me 80 deputetë në Kuvend, zgjedhjet e reja janë të panevojshme(video)

LSDM është e gatshme për zgjedhje, thotë i pari i partisë, Venko Filipçe. Sipas tij, ideja për zgjedhje të dyfishta vitin që vjen, ide që i pari e përmendi kryeministri Hristijan Mickoski, është dëshmi se Qeverisë nuk po i ec mbarë.

“Kjo në një mënyrë, flirt me BDI-në do të thoja se para së gjithave është porosi deri te VLEN dhe ZNAM, që dukshëm kanë rol të margjinalizuar dhe në mënyrë praktike mbështetje të përgjysmuar. Sa i përket LSDM-së, jemi të gatshëm të shkojmë në çfarëdo zgjedhje që sot e tutje”, tha Venko Filipçe – kryetar i LSDM-së.

U përgjigjën nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, koalicioni qeveritar asnjëherë nuk ka qenë më i qëndrueshëm.

“Nëse është vërtet ashtu dhe zoti Filipçe është i sigurt në atë që flet, ka grup parlamentar prej 18 deputetëve, le të parashtrojnë kërkesë për shpërbërjen e Parlamentit, ndërsa atë që e pohon ta konfirmojmë në zgjedhje”, u shpreh Bojan Stojmanovski nga VMRO-DPMNE.

Zëvendës ministri i parë Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN paralajmëroi se së shpejti edhe zyrtarisht shumica në Kuvend do të numërojë 80 deputetë dhe andaj nuk ka nevojë për zgjedhje të reja. Mexhiti shtoi se është nxjerrë jashtë kontekstit deklarata e Mickoskit kur ka përmendur zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Është nxjerrë nga konteksti…për shtetin dhe qytetarët, kur të kesh shumicë prej 80 deputetëve nuk ka nevojë për të menduar për zgjedhje të parakohshme sepse kjo është vetëm shpenzim për shtet dhe humbje kohe”, deklaroi Izet Mexhiti kryetar i LD, pjesë e koalicionit VLEN.

Nga ana tjetër, BDI është kategorikisht pro zgjedhjeve të reja. Prej atje thonë se ka logjikë më të madhe ekonomike që zgjedhjet të jenë të dyfishta, me një harxhim dhe përsëritën se pse na duhen zgjedhje të reja.

Nga BDI thanë se data për zgjedhjet lokale është e sigurt dhe i thirrën forcat e tjera politike që ta pranojnë idenë për zgjedhje parlamentare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments