5.9 C
Tetovo
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
BallinaLajmeBDI: Kryetari i Çairit u premtoi sportistëve dhe qytetarëve projekte madhore, në...

BDI: Kryetari i Çairit u premtoi sportistëve dhe qytetarëve projekte madhore, në vend të kësaj kemi larje parash

DI denoncon premtimet e parealizuara të kryetarit të Komunës së Çairit për infrastrukturë sportive, duke përmendur ndërtimin e sallës sportive “Çair”, fushave multifunksionale dhe pishinave publike. Sipas partisë, asnjë nga këto projekte nuk ka fond, projekt teknik apo leje ndërtimi për vitin 2026, ndërsa sportistët stërviten në kushte të papërshtatshme. BDI kërkon sqarim publik, afate konkrete për realizimin e projekteve dhe llogaridhënie për premtimet e dhëna. Partia thekson nevojën për punë reale dhe transparencë, jo për makete dhe vizatime 3D.“Sot jemi këtu për të ngritur zërin për një çështje që prek drejtpërdrejt sportistët, të rinjtë dhe qytetarët e Komunës së Çairit: premtimet e parealizuara të kryetarit të komunës. Gjatë fushatës zgjedhore, kryetari i Komunës së Çairit u premtoi sportistëve dhe qytetarëve projekte madhore, të cilat u përfshinë edhe në programin zyrtar të tij. Ndër më të rëndësishmet ishin:

• Ndërtimi i sallës sportive “Çair”, me kapacitet prej 3.000 ulësesh, e pajisur sipas standardeve për gara ndërkombëtare;
• Ndërtimi i tre fushave multifunksionale në Tophanën e Vjetër, Sahat Kullë dhe Gazi Babë;
• Ndërtimi i tre pishinave publike, si investim për sportin, shëndetin dhe rekreacionin e qytetarëve.

Në vend të kësaj kemi vetëm larje parash duke orientuar buxhetin në një klub, i cili pronari i saj është financues i koalicionit VLEN. Ndërsa sipas planit financiar të vitit 2026, Komuna e Çairit nuk ka asnjë fond të planifikuar për asnjë nga këto projekte madhore. Nuk ka projekt teknik, leje ndërtimi dhe asnjë buxhet të miratuar për sallën sportive, fushat multifunksionale dhe pishinat”, thonë nga BDI.

Nga kjo parti shtojnë se sportistët e Çairit vazhdojnë të stërviten në kushte të mjerueshme, klubet sportive mbijetojnë pa infrastrukturë minimale, ndërsa të rinjtë po humbin hapësirat që u takojnë për zhvillim të shëndetshëm dhe perspektivë sportive.

“Ne pyesim publikisht kryetarin e komunës: • Ku janë këto projekte sot?, • Ku përfunduan premtimet e dhëna para sportistëve dhe qytetarëve? • A ishte programi zgjedhor vetëm një mjet për të marrë vota?.  Çairi nuk ka nevojë për broshura dhe slogane, por për punë konkrete, transparencë dhe përgjegjësi politike.

Ne kërkojmë: Sqarim publik dhe zyrtar për mosrealizimin e këtyre projekteve; Afate konkrete dhe plan të qartë për ndërtimin e infrastrukturës sportive; Llogaridhënie ndaj sportistëve dhe qytetarëve që u mashtruan me premtime. Mjaft me makete, mjaft me vizatime 3D! Çairi ka nevojë për realitet, jo për imagjinatë! Çairi meriton më shumë. Sportistët meritojnë dinjitet. Qytetarët meritojnë të vërtetën”, thuhet në reagimin e BDI-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments