10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBDI: Krerët e VMRO-DPMNE-së po godasin projektet që lidhin Maqedoninë e Veriut...

BDI: Krerët e VMRO-DPMNE-së po godasin projektet që lidhin Maqedoninë e Veriut me Kosovën dhe Shqipërinë

BDI e ka akuzuar sot ministrin e Transportit dhe të Lidhjeve, Aleksandër Nikollovski se po shpif qëllimisht për t’i dëmtuar projektet që e lidhin Maqedoninë e Veriut me Kosovën dhe Shqipërinë. Ish-partia shqiptare në pushtet thekson se e ndjekin me neveri lehtësinë me të cilën “gënjeshtrat dhe manipulimet ditore botohen dhe shpërndahen pa asnjë ndjenjë përgjegjësie për fjalën publike”. BDI thekson se çdo informacion në lidhje me Korridorin 8 dhe autostradën Shkup – Bllacë është i pasaktë dhe shfaq injorancë institucionale nga qeveria me legjitimitet monoetnik.

BDI thekson se projekti i rrugës së Bllacës financohet me kredi nga BERZH, ku rreth 30 milionë € janë grant.

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

Traseja e autostradës është përzgjedhur për ta evituar shkatërrimin e varrezave të Bllacës dhe poligonin ushtarak Stenkovec. Ky projekt bazë i përgatitur për më shumë se 2 vite është tenderuar dhe kjo Qeveri duhet të bëj përzgjedhjen e realizuesit të punimeve. Çdo ri-projektim do të zgjasë gati se 3 vjet. Sa i përket shpronësimit, minimumi i çmimit për shpronësim i paguar deri më tani aty nga shteti është 2€ për metër katror ndërsa maksimumi 20 €, kështu që pretendimet e Nikollovskit janë absurde”

BDI e fton ministrin Nikolovski të paraqesë dëshmi konkrete për akuzat e tij.

“Nëse këtë nuk e bën, do ta konsiderojmë se ai është një krijues i lajmeve të rreme dhe propagandës si dhe kundërshtarë i projekteve që na lidhin me Shqipërinë dhe Kosovën”.

Së fundi, zëvendëskryeministi nga radhët e VMRO-së ka deklaruar se autostradën në Bllacë, si dhe për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë, është zgjedhur traseja më e vështirë për të fryrë çmimin, dhe për të përfituar ish-zyrtarët e mëparshëm. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments