Bashkimi Demokratik për Integrim i ka konfirmuar Agjencisë së lajmeve Zhurnal se kanë caktuar Bujar Osmanin si koordinator për degën e Çairit.
Vendimi ka ardhur me propozim të vet kreut integrist Ali Ahmeti, me qëllim, siç thotë burimi, “për t’i koordinuar proceset politike në Çair në këtë fazë”.
Ky vendim i integristëve vjen pas një periudhe të tensionuar në parti, e cila është ndarë në dy grupime, ata që janë funksionarë në Qeveri e të cilët mbështeten nga kryetari Ahmeti, si zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ministri i jashtëm Bujar Osmani, si dhe grupi i ashtuquajtur “i zjarrit”, të udhëhequr nga Izet Mexhiti, Musa Xhaferi e Blerim Bexheti, të cilët kritikojnë punën e ministrave integristë.
Rikujtojmë se kryetar i degës së Çairit, aktualisht është Izet Mexhiti, ndër figurat kryesore të të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit”.