Komisioni zgjedhor për zgjedhje në disa degë pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, informon se tashmë ka përfunduar procesi i vërtetimit të kandidaturave për kryetar dege në disa degë të BDI-së edhe atë në Bërvenicë, Bogovinë, Çashkë, Dollnen, Gostivar, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Vrapçisht dhe Zhelinë.
Me këtë rast, Komisioni zgjedhor partiak pranë BDI-së në bazë të nenit 44 të Rregullores për kriteret, mënyrën dhe procedurën e kandidimit dhe përzgjedhjen e organeve të BDI-së ka sjellë vendim për të vërtetuar të gjitha kandidaturat të cilët kanë plotësuar kushtet për të vazhduar më tej garën.
Në degën e Tetovës janë vërtetuar kandidaturat e:
– Faton Ahmeti
– Muhamet Ameti
– Valmir Aziri