2.3 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeBDI kërkon dorëheqjen e Kostovskit: Nuk është i denjë për kreun e...

BDI kërkon dorëheqjen e Kostovskit: Nuk është i denjë për kreun e kushtetueses!

Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

BDI

“Një person që hapur shpreh mospëlqim ndaj ligjeve në fuqi dhe që zbaton standarde të dyfishta në një pozitë kaq të rëndësishme si kryetar i Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të jetë i denjë për të vazhduar detyrën. Sjellja e tij minon jo vetëm besimin e qytetarëve në institucione, por edhe parimet themelore të demokracisë dhe barazisë ndëretnike”.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski drejtuar politikanëve tha se nga ato periudhën e fundit janë përballur me siç tha një dhunë politike të pashembullt, ndikim dhe presion. Por, kjo siç tha është si rezultat mungesës elementare të kulturës politike. Përndryshe, Gjykata Kushtetuese dje vendosi për ta shtyrë senacën për vendim lidhur me nenet kontestuese të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. U vendos të ketë një seancë përgatitore, në të cilën do të dëgjohen mendimet dhe argumentet e ekpertëve lidhur me këtë ligj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments