-3 C
Tetovo
E diel, 12 Janar, 2025
BallinaLajmeBDI: Inspektorati Shtetëror i Tregut ka hequr gjuhën shqipe nga përdorimi zyrtar

BDI: Inspektorati Shtetëror i Tregut ka hequr gjuhën shqipe nga përdorimi zyrtar

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se Inspektorati Shtetëror i Tregut, institucion që është nën kompetenca të Ministrisë për Ekonomi dhe Punë, ha hequr përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

Nga BDI thonë se kjo është një përpjekje sistematike për të degraduar statusin politiko-juridik të shqiptarëve, të arritur me Marrëveshjen e Ohrit.

“Inspektorati Shtetëror i Tregut ka hequr gjuhën shqipe nga përdorimi zyrtar! Në dokumentet e tij të reja, gjuha shqipe është fshirë plotësisht, duke shkelur çdo normë ligjore dhe kushtetuese që garanton përdorimin e dy gjuhëve zyrtare. Ky veprim nuk është një gabim teknik – është një akt i paramenduar dhe një shkelje flagrante e barazisë gjuhësore”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BDI-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments