12.5 C
Tetovo
E hënë, 27 Janar, 2025
BallinaLajmeBDI i përgjigjet VLEN-it: Për 7 muaj shkatërruat çdo arritje historike me...

BDI i përgjigjet VLEN-it: Për 7 muaj shkatërruat çdo arritje historike me Kosovën, institucionet po e quajnë “Kosova dhe Metohija”

BDI reaguar pas deklaratave të VLEN-it, të cilët, gjatë ditës së sotme thanë se “BDI po shqetësohet për kolonat kufitare, ndërsa kanë qenë pikërisht ata të cilët kanë hartuar plane kundër Kosovës”.
Sipas BDI-së, kjo qeveri në shtatë muaj ka kthyer mbrapsht cdo arritje historike mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
“Për herë të parë, institucionet e kësaj qeverie përdorin terminologjinë “Kosova dhe Metohia,” një narrativë që është shprehje e qartë e politikave të Serbisë për denigrimin e statusit të Republikës së Kosovës.
Kjo qeveri, që lejon Ivan Stoilkovicin – një përfaqësues i hapur i interesave ruso-serbe – të udhëheqë ministrinë që mban përgjegjësinë për zbatimin e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, ka treguar se është thjesht një zgjatim i “Botës Serbe” në Maqedoninë e Veriut.
Dhe është pikërisht kjo qeveri që po tenton të tregojë se e ku kanë “vendin shqiptarët,, nëpërmjet nënshtrimit politikave përjashtuese.
BDI mbetet e përkushtuar për të mbrojtur dinjitetin, legjitimitetin dhe të ardhmen e shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, thonë nga BDI. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments