Poshtërimi i përditshëm nga humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare ka marrë përmasa alarmante, këtë herë me poshtërimin e flamurit kombëtar shqiptar për qytetarët, sipas BDI-së.
“Më parë ZNAM-ja dhe VMRO-ja ua ndaluan përdorimin e flamurit kombëtar nëpër zyra, hoqën gjuhën shqipe nga të gjitha institucionet, i hoqën shqiptarët nga bilanci, burgosnin ushtarët e UÇK-së dhe tani është radha e tyre të përdhosin flamurin kombëtar.
Zërat e paaftë dhe humbësit si Astrit Iseni poshtërojnë shqiptarët. Dje në Strumicë shqiptarët nuk janë lejuar të përdorin flamurin shtetëror dhe janë dëbuar nga qyteti”, reagon kjo parti.
Pas këtij skandali, dorëheqja është më e pakta që mund të bësh nëse ke një grimë dinjitet kombëtar.