Ditën e djeshme kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka bërë një postim në lidhje me Luftën e Dytë Botërore. Ai ka treguar një pjesë historie të epokës së Hitlerit ku tregonte për mënyrën sesi e mbante pushtetin e tij. Menjëherë pas postimit ka reaguar BDI-ja e cila e ka quajtur si një veprim skandaloz dhe i ka kërkuar Taravarit që ta fshijë menjëherë dhe të kërkonte falje për statusin e bërë.
“E pabesueshme, por fatkeqësisht e vërtetë. Kryetari i komunës së Gostivarit dhe Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari, sjell Adolf Hitlerin në politikën e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një metafore të papranueshme, skandaloze, të tmerrshme dhe të pakuptimitë e të pa provokuar të shkruar në faqen e tij në Facebook.Taravari paturpësisht citon Hitlerin të ketë thënë: “meqë populli na votoi ne, tani le të durojë dhe vdekjet!”Taravari pa asnje vonesë duhet përulësisht të kërkojë falje të gjitha viktimave, familjeve të tyre, qytetarëve dhe ta fshijë menjëherë postimin e tij në Facebook.Gjithashtu, të gjithë anëtarët dhe udhëheqësia e partisë së tij duhet që menjëherë ta dënojnë këtë akt të papranueshëm dhe të distancohen nga qëndrimi absurd i Taravarit.Kërkojmë edhe nga bota akademike, opinionbërësit, mediat dhe gazetarët, shoqatat joqeveritare ta ngrisin zërin kundër këtij qëndrimi të Arben Taravarit i cili nuk ka vend në shoqërinë tonë”, thuhet në reagimin e BDI
Ditën e sotme Taravari ka reagur sërish ndaj akuza të BDI-së, me një postim në profilin e tij Facebook. Ai ka shpjeguar se në statusin e tij të cilin citoi Hitlerin nuk bëri asnjë krahasim dhe nuk e kupton sepse partia e Ahmetit duhet ti digjte dhe të reagonte menjëherë.
Postimi i plotë
“Në një status timin citova një nga reagimet më cinike të diktatorit tê tmerrshëm, Adolf Hitler. Nuk përmenda asnjë emër të veçantë të cilin e krahasoja me Hitlerin.
Por reagimi i BDI-së ishte i menjëhershëm…
Epo populli thotë- kujt i djeg miza le ta mbajë!”, u shpreh Taravari./News33.tv