Nga BDI paralajmëruan se do të kërkojnë interpelancë për gjykatësit kushtetues. Kjo u bë e qartë në seancën e interpelancave të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Për BDI-në, me veprimin e tillë të pushtetit po fundosen themelet e demokracisë dhe po kryhet presion për dorëheqje, por ata do ta kthejnë me mjetin e njëjtë për gjykatësit nga Kushtetuesja të cilët, siç theksuan, po prekin gjuhën shqipe.Para deputetëve u drejtua edhe Vesna Dameva nga Këshilli Gjyqësor. Tha se nuk do të japë dorëheqje dhe do të vazhdojë që ta kryej funksionin deri në fund të mandatit, d.m.th. edhe nëntë muaj. Dameva akuzoi për presione dhe kërcënime të cilat, siç thotë, nuk e kanë frikësuar, por sulmet ishin të dhimbshme për familjen.“Në momente pyeta veten, nëse në politikë duhet shkelur njerëz të gjallë? Nëse politikanët i kanë marr parasysh familjet e atyre personave që i kanë në shënjestër. Është e qartë se dëshira për pushtet dhe pika politike është më e fuqishme se çfarëdolloj ndjenje dhe mjete”, tha Vesna Dameva.
Pas fjalimit Dameva u kthye në vendin e saj pune në Këshill, ndërsa shumica parlamentare e akuzoi për lidhje politike me opozitën dhe se është e përgjegjëse për besimin e dobët në gjyqësor.Ju falënderoj kryetar, mendoj se duhej të reagoni, megjithatë do ta arsyetoj këtë me kurtuazinë që e keni, për fjalimin politik që e mbajti kryetarja e Këshillit gjyqësor duke dashur të promovohet si viktimë në Kuvend”, deklaroi Nikolla Micevski.
“Njeriu i cili është i drejtë, i cili ka besim tek e vërteta, i cili është njeri i bindur, besoj se ajo është e bindur se ka të drejtë, do të përballet me të vërtetën, do të na shohë në sy dhe do të kundërshtojë. Megjithatë, të tregojë fjalë të caktuara këtu dhe pastaj të ikë do të thotë se me të vërtetë është fajtore”, u shpreh Halil Snopçe.Sipas socialdemokratët, bëhet sulm në gjyqësor, ndërsa interpelanca është kundër kushtetutës.
“Përgjegjësi për anëtarët e Këshillit gjyqësor mund të konstatojë vetëm Këshilli gjyqësor për shkak se kjo është kategoria kushtetuese, organ i pavarur në gjyqësor”, tha Oliver Spasovski. Grupet e deputetëve të LSDM-së dhe BDI-së e lëshuan seancën dhe paralajmëruan mospjesëmarrje në votim. Kuvendi vazhdoi me shqyrtimin e interpelancave edhe për anëtarët e Këshillit – Pavlina Cërvenkovska, Selim Ademi, Tanja Çaçarova Ilievska dhe Milazim Mustafa