Nga BDI thonë se sot shënohet dita e 6 nga kur zyrtari policor e largoi flamurin shqiptar nga shtylla në Kumanovë dhe e hodhi. Nga BDI thonë se edhe përkundër paralajmërimeve për sanksionimin të njëjtit, ende nuk ka njoftim zyrtar se çfarë masa janë marrë ndaj të njëjtit.
“Sot shënohet dita e gjashtë që ky zyrtar policie vazhdon të jetë i lirë, pa asnjë masë disiplinore, pa asnjë ndëshkim për veprimin e tij të turpshëm. Çfarë mesazhi po jepet me këtë? A po dërgohet sinjali se ofendimi i shqiptarëve, sulmi ndaj simboleve tona dhe përçmimi ndaj komunitetit tonë janë të tolerueshme dhe të pandëshkueshme? Kjo heshtje e institucioneve, kjo mungesë e drejtësisë, është një fyerje e dyfishtë për shqiptarët. Është një mesazh i rrezikshëm që legalizon diskriminimin dhe thellon ndarjet në një shoqëri që pretendon të jetë demokratike dhe e barabartë për të gjithë qytetarët”, thonë nga BDI.