8.8 C
Tetovo
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeBDI: Dënojmë kërkesën e Mickoskit për dorëheqjen e gjyqtarit KUSHTETUES OSMAN KADRIUT!

BDI: Dënojmë kërkesën e Mickoskit për dorëheqjen e gjyqtarit KUSHTETUES OSMAN KADRIUT!

Nga BDI përmes një kumtese kanë reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski në Click Plus në TV21, i cili tha se një gjykatës i Gjykatës Kushtetuese duhet të japë dorëheqje për shkak se ka dhënë deklaratë në lidhje me kauzën shqiptare. Nga BDI thonë se kryeministri po vazhdon të ushtrojë presion mbi gjykatën, siç thonë, për të realizuar iniciativën partiake.BDI dënon kërkesën e kryeministrit për dorëheqjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu, për shkak të rezistencës së tij ndaj përpjekjeve të gjykatës për të zbatuar urdhra partiake. Në vend që të reagojë ndaj sjelljes skandaloze të kryetarit të Gjykatës, i cili publikisht ka pranuar se qëllimisht nuk e zbaton Ligjin për Gjuhët, sepse “nuk i pëlqen”, kryeministri vazhdoi të ushtrojë presion mbi gjykatën për të realizuar iniciativën partiake. I bëjmë thirrje kryeministrit që të ndalojë instrumentalizimin e gjykatës dhe të tërheqë menjëherë iniciativën për kontestimin e ligjit. Shteti i së drejtës nuk ndërtohet me presion politik mbi institucionet e pavarur”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments