9.4 C
Tetovo
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeBDI: Dënojmë ashpër kalimin e fazës së parë  të propozim-ligjit për ndryshime...

BDI: Dënojmë ashpër kalimin e fazës së parë  të propozim-ligjit për ndryshime në arsimin e mesëm, cenon frymën e bashkëjetesës ndëretnike

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se, dënon kalimin e fazës së parë të propozim-ligjit për arsimin e mesëm, ku mes tjerash parashihet edhe intonimi i himnit shtetëror. BDI tha se po imponohet zgjidhje monoetnike she shtoi se, cenon frymën e bashkëjetesës ndëretnike.

“Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër kalimin e fazës së parë  të propozim-ligjit për ndryshime në arsimin e mesëm, që imponon zgjidhje monoetnike dhe cenon frymën e bashkëjetesës ndëretnike. 

Ky ligj është një hap prapa dhe i papranueshëm për një shtet multietnik si Maqedonia e Veriut.

Edhe më e turpshme është sjellja e koalicionit VLEN.

Duke mos votuar, ata heshtën dhe praktikisht dhanë mbështetje për këtë ligj. 

Midis frikës nga zemërimi i popullit që aq shumë e kanë nënçmuar dhe frikës nga patronët  e tyre të VMRO-DPMNE-së, ata mbetën të paralizuar.

BDI mbështet veprimet e Frontit  për të bllokuar këtë ligj. 

Shqiptarët nuk mund të pranojnë vendime që i anashkalojnë ata. 

Zgjidhja duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e drejtë për të gjithë”, thotë BDI.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments