Deklaratë e deputetit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ismail
Jahoski:
Të nderuar ,
Më lejoni t’ju informoj se unë, Ismail Jahoski, i zgjedhur si deputet në
Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga lista e BDI-së, në
asnjë moment nuk kam dalë nga grupi parlamentar, dhe as nuk jam
distancuar nga agjenda politike zgjedhore e BDI-së. Fakti që në
uebfaqen e Kuvendit jam vendosur si deputet i pavarur është një gabim
teknik, i cili do të korrigjohet ditëve në vijim
Me respekt,
Bashkimi Demokratik për Integrim