Pas mbledhjes së sotme të Këshillit Komunal të Tetovës, u bë e qartë ajo që prej kohësh e kemi paralajmëruar: keqpërdorim sistematik i mjeteve publike dhe mungesë totale e llogaridhënies nga kryetari i Komunës, Bilall Kasami.
Vetëm në vitin 2024 dhe tremujorin e parë të 2025, NPK Tetova ka raportuar humbje prej 550.000 euro, edhe pse ka marrë mbështetje financiare në vlerë prej 1.4 milionë euro nga Komuna e Tetovës dhe ndërmarrjet Saubermacher dhe NPK „Sharri”-Tetovë.
Punëtorët janë 3 muaj pa rroga dhe pa sigurim shëndetësor.
Borxhet shtohen çdo ditë, menaxhmenti hesht.
Kërkohet sërish që humbjet t’i mbulojë Komuna, me paratë e qytetarëve!
BDI – Dega Tetovë, pyet publikisht Bilall Kasamin:
Kush po abuzon me mjetet publike të NPK-së?
Kush mban përgjegjësi për këtë katastrofë financiare?
A po përdoret NPK si mjet për të paguar militantë partiakë?
Pse janë harxhuar 700.000 euro për kontrata në vepër në 15 muaj?
Si është e mundur që 10.000 euro të shpenzohen për reprezentacion dhe luks, ndërsa punëtorët nuk marrin rroga?
Qytetarët e Tetovës meritojnë transparencë, jo mashtrime.
Buxheti i Komunës nuk është bankë partiake!