7.4 C
Tetovo
E enjte, 30 Janar, 2025
BallinaLajmeBDI: Çdo ditë, një “zonë e re pa shqiptarë”

BDI: Çdo ditë, një “zonë e re pa shqiptarë”

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se, Qeveria po krijon “zonat pa shqiptarë” në institucionet e vendit që siç tha, shqiptarët po alrgohen nga pozitat vendimmarrëse që përmendi se, në përbërjen e ekipit të këshillues të kryeministrit, nuk ka asnjë shqiptar. BDI tha se me këtë qasje, tregohet qartë se mekanizmat e balansuesit etnik janë ende të domosdoshëm për të ruajtur karakterin multietnik të shtetit

“Qeveria vazhdon me krijimin e “zonave pa shqiptarë” në institucionet shtetërore, duke i larguar në mënyrë sistematike shqiptarët nga pozicionet vendimmarrëse.

Këtë herë, kjo qasje reflektohet në përbërjen e ekipit këshillues të Kryeministrit, ku pothuajse nuk ka asnjë shqiptar.

Kjo politikë e majorizimit nuk është e re dhe përfaqëson një ristrukturim të njëanshëm të sistemit shtetëror, duke promovuar dominimin monoetnik.

Kjo qasje tregon qartë se mekanizmat e balansuesit etnik janë ende të domosdoshëm për të ruajtur karakterin multietnik të shtetit – një nga arritjet më të rëndësishme që tani është seriozisht e rrezikuar.

Ndërtimi i institucioneve funksionale dhe gjithëpërfshirëse është thelbësor për barazinë etnike, por edhe për vlerat evropiane mbi të cilat duhet të bazohet stabiliteti dhe progresi afatgjatë i vendit.

Me këtë veprim,Qeveria jo vetëm që ka degraduar partnerin shqiptar në qeveri, por ka krijuar ndjenjën e përjashtimit dhe të papranueshmërisë për çdo shqiptar në këtë shtet”, tha BDI.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments