9.2 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBDI: Betoni dhe Korrupsioni po mbytin Çairin

BDI: Betoni dhe Korrupsioni po mbytin Çairin

 Në vend që të transferojë fajin dhe të sajojë arsyetime për dështimet e tij, kryetari i Komunës së Çairit duhet t’u japë përgjigje qytetarëve për kaosin urban dhe betonizimin e pakontrolluar që po shkatërron këtë qytet, akuzojnë sot nga BDI.

“Nuk ka ajër, nuk ka hapësira për fëmijë, nuk ka vend për të ecur, nuk ka dritë.

Ka vetëm beton dhe korrupsion.

Çdo cep i këtij qyteti është bërë një treg privat ku lejet ndërtimore nuk janë dhënë për zhvillim, por për përfitime personale të një grupi të vogël njerëzish.

Kjo është fytyra e vërtetë e keqqeverisjes që po shkatërron Çairin dhe jetën e përditshme të banorëve të tij”, thonë nga BDI.

Nga BDI thonë se Komuna në vend që të sjellë investime të mençura dhe projekte që përmirësojnë jetën, ajo ka lejuar ndërtime të egra që po e shkatërrojnë këtë vend.

“Dhe sot, kur qytetarët po kërkojnë llogari, kryetari i komunës po mundohet të gjejë armiq imagjinarë për të fshehur paaftësinë dhe korrupsionin e tij.

Kush është duke i ndërtuar ato ndërtesa monstër pa leje, pa vende parkimi, pa infrastrukturë minimale?

Kush po betonizon çdo cep të Çairit, duke e bërë qytetin të pajetueshëm për banorët e tij?

Kush po merr vendime në errësirë, duke i kthyer rrugët dhe hapësirat publike në prona private?

Është kjo administratë e paaftë dhe e korruptuar që ka lejuar këtë masakër urbane, duke favorizuar një grusht oligarkësh ndërsa qytetarët vuajnë pasojat e këtij kaosi”, thonë nga BDI.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments